Kush Jemi

Shoqëria "SIBA" shpk ështe një kompani ndërtimi, ne jemi të specializuar dhe të angazhuar totalisht për punimet e sferes së ndertimit në të gjithe komponetet e saj.
Nga data 10 Korrik 2008 ne jemi çertifikuar nga UKAS për Sitemin e Manaxhimit të Cilësise ISO 9001-2000 në fushën e shërbimit për ndërtimin e objekteve civile, industriale dhe infrastrukturës.

SIBA Shpk është angazhuar të kënaq klientët duke ju siguruar shërbime cilësore, të cilat garantojnë plotësimin e kërkesave për Siguri, Shpejtësi,  Cilësi dhe Kosto Efektive në fushën e biznesit të ndërtimit. Kjo do të arrihet duke: 

  • Ruajtur dhe përmirësuar vazhdimisht efikasitetin e sistemit tonë të menaxhimit të cilësisë.
  • Siguruar një rritje të orientuar dhe një ambient pune të përshtatshëm për punonjësit.
  • Krijuar dhe ruajtur marrëdhënie bashkëpunese me grupet e interesit.
  • Përmbushje e të gjitha kërkesave të klientit
  • Plotesuar të gjitha rregullat dhe kërkesat ligjore.

Shoqëria "SIBA" shpk punon si kontraktor i përgjithshem në  fushën e ndërtimeve të inxhinierisë civile , industriale dhe atë të infrastrukturës.

Ndërsa në vitet e fundit kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar disa objekte nder te cilat veçojmë:

Kompleksin argëtues "BLUR" në Lundër, Rikonstruksionin e Shkollës 8 Vjeçare "Qemal Ataturk" Sauk, Rikonstruksionin e disa çerdheve në qytetin e Tiranës, Rikonstruksionin e 9 Bankave Raiffesien në Tiranë, Rehabilitim i shkollës Qemal Ataturk në Sauk, Rikonstruksionin e Shkollës së mesme "Arben Broci" Tiranë, Rikonstruksionin e Shkollës teknike "Sami Frashëri" Tiranë, Rikonstruksioni i Kopershtit nr 8, Rikonstruksioni i shkolles 8 vjeçare “29 Nentori” Laprake, Rikonstruksion i Zyrave te NAIS investitor USAID, Rehabilitim i Sheshit “GARIBALDI” në Kombinat , Sistemimi i trotuareve rruga Ali Demi , Rikonstruksioni i ish Kinema Dajtit (punime ndertimi dhe ngrohje) e disa objekte të tjera private.

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites