Grafiato per Fasada

TERMOIZOLIM FASADE ME POLISTEROL, GRFIATO & LYERJE

v Të ndërtosh me sistem

Një sistem funksionon mirë, kur të gjitha komponentët e tij funksionojnë në rregull me njëri-tjetrin. Për këtë arsye sistemet tona të izolimit termik janë testuar me kontrolle nga më të rreptat dhe janë monitoruar vazhdimisht. Të gjithë komponentët si ngjitësat e EPS, llaçi përforcues, pllakat izoluese, tipllat, rrjeta përforcuese, shtresat e ndryshme të finove dhe bojrat duhet të plotësojnë këto kërkesa dhe janë të çertifikuara në përputhje me standartet europiane ETAG 004.

v Hapat që ndiqen për aplikimin e Sistemit ETICS:

Betonet duan minimumi 6 muaj vjetërsi përpara se të fillohet aplikimi i Sistemit të Izolimit Termik.

Hapi I- rë:

Behet pastrimi dhe kontrolli i komplet siperfaqes se murit qe do te vishet me sistemin ETIC.

Hapi II- të:

Ngjitja e pllakës termoizoluese EPS 5 cm me densitet 20 kg/m3 me ngjitësin IA 622.

Si fillim vendosen vertikalet polisterolin EPS ne te dyja anet e objektit se bashku me horizontalet ne kuoten 0 dhe brezin e taraces.

Vendosen ne perimetrin e objektit profili i aluminit duke qene ne nivel.

Pllakat termoizoluese EPS duhet te fillojne nga poshte lart, ne menyre horizontale dhe duke mos lene boshlleqe. Ne ngjitjen e pllakave duhet te ushtrohet nje presion i lehte derisa te arrihet nje puthitje e plote me pjesen tjeter.

Per te evituar urat termike duhet qe fugat te mos jene ne vije te drejte por te vendosen plotesisht te kombinuara.

Ne kendet e nderteses pllakat duhet te vendosen ne menyre te gershetuar njera mbi tjetren me lidhje ne forme tulle.

Aplikimi mekanik (vendsoja e Tipllave ose zmerilimi i struktures) mbi strukturen e ploisterolit fillon pas kryhet tharja e plote qe eshte rreth 36 ore.

Ngjitja bëhet në mënyrë perimetrale rreth pllakës dhe tre pika në mes.

Pllakat termoizoluese të EPS plotësojnë kërkesat e RÖFIX sipas standartit EN13163. E vetmja mënyrë për të pasur një jetëgjatësi është evitimi i përdorimit të pllakave EPS që nuk plotësojnë kërkesat teknike, të cilat deformohen me kalimin e viteve.

 

Hapi III- të:

Vendosja e tipllave. Tipllat vendosen pas 36 ore të montimit të polisterolit, 6 copë/ m² dhe përforcimi i këndeve të objektit çdo 25cm.

Tiplla cilësore me kunja plastike

Tipllat vendosen sipas skemës T, pra në çdo cep të pllakës dhe në pjesën e lidhjeve (fugat në formë T-je) dhe më pas bëhet fiksimi i tipllave.

Çfarë duhet të kemi parasysh tek tipllat:

§  tek bazamentet e vjetra dhe ato që nuk kanë aftësi mbajtëse duhet të vendosen patjetër tiplla

§  vendosja e tipllave mbas tharjes së ngjitësit (3 ditë)

§  tipllat vendosen, aty ku ka ngjitës .

 

Hapi IV- të:

 

Realizohet vendosja e kendoreve vertikale ne dritare duke ngjitur me bazamentine kases duke ruajtur vertikaliten me dritaret e ne katet e mesiperme. Pjesa tjeter e rrjetes se kendores bashkohet me rrjeten e fasades me kolle duke krijuar nje strukture uniforme.

 

·      Ne pjesen e dritareve dhe vetratave vendoset profili 1 D i quajtur (APU) i cili fiksohet duke u ngjitur ne profilin e plastikes dhe pjesa e rrjetes ne polisterol me rrjeten e kendores vertikale. Duhet te mbahet derejtimi vertikal i ketyre profileve. Pjesa plastike eshte moduluar qe te shkeputet lehtesisht pasi ka mbaruar procesi i dhenies se grafiatos.

 

·      Ne horizontalin e cdo dritare dhe vetrate do te vendose profili plastik qe eshte ne formen e pikores. Ky profil bashkohet me rrjeten duke u mbivendosur mbi te me koll IA 622. Duhet qe kjo te vendoset ne pozicion horizontal dhe pjesa e pikores te jete e paster .

 

 

Hapi V- të:

Armimi i rrjetës përforcuese P 50 me dendesi 145 gr/m2 me rrafshuesin IA 622.

Shtrihet kolla me malle me dhembeza dhe mbi kollen e fresket behet shtrirja e rrjetes, pastaj behet rrafshimi i saj me nje malle te drejte. Rrjeta do te  mbivendoset 10 cm mbi njëra tjetrën.

Për një trashësi 3-5mm, pritet qe tharja te zgjese 5-7 ditë ne baze te kushteve atmosferike duke pare kohen e ftohte dhe lageshtiren.

Realizohet vendosja e kendoreve vertikale ne dritare duke ngjitur me bazamentine kases duke ruajtur vertikaliten me dritaret e ne katet e mesiperme. Pjesa tjeter e rrjetes se kendores bashkohet me rrjeten e fasades me kolle duke krijuar nje strukture uniforme.

 

Hapi VI- të:

Pasi ka mbaruar procesi i tharjes se kolles rrafshuese behet unifikimi i bazamentit me Astarin Unigrund. Koha e tharjes 12- 24 orë, përpara se të aplikohet finoja.

Astar i gatshëm, i pigmentuar, me mbushës mineral. Astar universal, për njëtrajtezimin e aftesive thithëse hidrofobe të bazamenteve jo të njëtrajteshme. Ky astar luan një rol të rëndësishëm, në thithjen e ujit (një përmirësim rreth 30%), në mbajtjen konstante të gradës se thithjes së bazamentit dhe në aspektin estetik të sipërfaqes. Gjithashtu ai ka vetinë që të mbrojë pigmentet, duke neutralizuar pH e bazamentit. Në rastin kur veshja e murit bëhet mbi bazamente të lagësht të pa trajtuar me astar ose mbi astar jo të thatë ateherë veshja mund të prishet që në ditën e parë (ulja e aftësisë mbrojtëse nga algat dhe kërpudhat). Nuk është i përshtatshëm për njëtrajtëzues me bazë gipsi dhe bazamente gipsi. Ka aftësi mbuluese të lartë dhe tonalitet standart.

Astari RÖFIX Unigrund kryen tre funksione kryesore, të cilat janë të domosdoshme në sistemet e izolimit termik:

§   thithje e njëtrajtshme e ujit, e vetmja mënyrë për të garantuar një sipërfaqe uniforme

§   aftësia ngjitëse: Astari UNI rrit aftësinë ngjitëse

§     izolimin e bazamentit mineral

Hapi VII- të:

Aplikimi i finos minerale 713.

12-24 ore pas dhenies se astarit do te jepet grafiato.

Dhenia e grafiatos do te behet vertikalisht nga siper deri poshte njekohesisht ne te gjthe gjatesine e fasades.

Nuk do te kete asnje nderpreje te procesit te grafiatos per komplet siperfaqen e nje fasade brenda dites, keshtu qe nuk do te kete dhe nderpreje te aplikimit te grafiatos.

Hapi VIII- të:

Aplikimi i astarit të bojës PP 301 HYDRO LF- Fortësues hidrosoli. Koha e tharjes 12- 24 orë, përpara se të aplikohet boja. Praimer special universal, i pa pigmentuar, transparent, pa tretësa, për bazamente me qëndrueshmëri të ulët. Për qëndrueshmërinë e bazamenteve dhe njëtrajtësimin e sipërfaqeve të lyera, të vjetra dhe të reja. Përdoret si praimer universal i përshkueshëm nga avujt, për aplikimin e mëvonshëm të bojrave me dispersion, me silikon dhe silikat. Për brenda dhe jashtë mbi bazamente minerale dhe organike, nga të cilat veshje të vjetra akrilike ose silikoni dhe sisteme izolimi termik.

Aftësitë:

§  Ka depërtueshmëri të lartë

§  përmirëson aftësinë ngjitëse

§  kompenson fuqinë thithëse të bazamentit

§  është i gatshëm për përdorim

Hapi IX- të:

Aplikimi i bojës për jashtë me bazë Silikoni PE 419 ETICS.

Bojë për fasadat me bazë Silikoni me efekt të lartë hidrofob dhe me përshkueshmëri të lartë të avujve të ujit. Me efekt shpërlarës dhe vetëpastures. Komponent shumë i rëndësishëm për sistemet e izolimit termik. I bardhë dhe me ngjyrë.

Aftësitë:

§  ka aftësi mbuluese të lartë

§  i papërshkueshëm nga uji

§  elastik, fleksibël

§  qëndrueshmëri e lartë e ngjyrës

§  rezistent

Hapi X- të:

Heqja e Skelerive.

Pasi ka mbaruar procesi final i lyerjes fillon heqja e skelerive. Ne te gjitha prizhinieret ku eshte mberthyer skela vendosen tapa special me qellim qe kur te hiqen skelet vrima te mbushet me kete material , pastja do te trajtohet me grafiato dhe boje nga nje specialist i trajnuar posacerisht per kete process pune.

Për të gjitha produktet ose fazat e punimit, temperaturat nuk duhet të jenë nën +5°C dhe mbi +35°C. Lagështia e ajrit jo më shumë se 65%. Deri në tharje të plotë mbroni bazamentin nga agjentët atmosferikë ekstrem si psh: të ftohtët, ngricat, vapa, rrezet direkte të diellit, lagështia, shiu, era

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites