Mur Tulle

MUR TULLE

Konstruksionet e ndërtimit prej murature zënë një vend të rëndësishëm në volumin e të gjithë punimeve të ndërtim-montimit të objekteve e veprave të ndryshme. Muret si element konstruktiv vertikal kanë funksione të tilla si :

-      Të kufizojnë ose të ndajnë një ambjent nga një ambjent tjeter. 

- Të mbajnë ngarkesat e konstruksioneve sipër tyre.

                 MURET E TULLËS

Për qëllime praktike dy faqet e mëdha te muratures në të cilat shtrihet llaci quhen shtresa, dy faqet e ngushta të gjata quhen faqe gjatësore dhe dy faqet e tjera të shkurtëra quhen faqe gjanësore (tërthore).

Në grafikun ë mëposhtëm ilustrojmë sistemet e lidhjes së muraturës:

Sistemet e lidhjes së muraturës janë rregulla sipas së cilës duhet të vendosen radhët e tullave. Gjatë ndërtimit të murit duhen të  alternohen fugat gjatësore me ato tërthore. Lidhja tërthore e fugave bëhet me qëllim që muratura të mos hapet gjatë gjithë gjatësisë së saj në dy mure të hollë. Lidhja gjatësore e fugave shërben për lidhjen gjatësore të tullave të vecanta si dhe për të thithur sforcimet gjatësore e të prerjes që lindin gjatë uljeve jo të njëtrajtshme të muraturës ose të deformimeve nga temperatura etj.

Sistemi i lidhjes që përdoret më shumë në vendin tonë është sistemi zinxhir.

Në sistemin zinxhir ose një rradhësh, rradhët gjerësore me ato gjatësore alternohen dhe zhvendosen. Fugat tërthore në rradhët e alternuara zhvendosen me   tullës ndërsa në drejtimin gjatësia zhvendoset me {C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}

tullës, të gjitha fugat, fugat vertikale të rradhës së poshtme mbulohen nga rrjeshti i mësipërm i tullave.

RREGULLAT QË DUHET TË KIHEN PARASYSH NE MURET PREJ TULLE

I:  Kërkon që tullat në muraturë të vendosen në rradhë (me shtresa) dhe lidhja e tyre me llac të sigurojë që forcat 

të shpërndahen në mënyrë të jëtrajtshme në muraturë dhe të veprojnë përpendikulaisht. Kjo sepse tulla punon mirë në shtypje dhe dobët në përkulje, tërheqje dhe rrëshqitje.

Muri duhet të marrë vetëm ngarkesa vertikale ose ngarkesa të spostuara nga vertikalia nën një kënd shumë të vogël. Lidhja e rrjeshtave duhet të jetë me puthitje sa më të mirë me qëllim që të bëhet transmetimi i forcës në të gjithë faqen dhe të rritet fërkimi ndërmjet tyre. Kjo lidhet me qëndrueshmërinë e murit.

II:  Kërkon që muratura e tullës të përbëhet prej rrafshesh vertikale, dmth prej fugash që të jenë paralele dhe perpendikulare  me faqen e jashtme të muraturës. Fugat horizontale dhe paralel me sipërfaqen e jashtme të muraturës quhen fuga gjatësore, ndërsa fugat vertikale përpendikulare me sipërfaqen e jashtme do ti quajmë tërthore. Për cdo rradhë të muraturës, tullat duhet të vendosen në mënyrë që të mos lejojnë rrëshqitjen. Nqs. sipërfaqet anësore me kënde të pjerëta ( si në formën e pykave ) sto synojnë të largojnë tullat pranë.

 III:  Kërkon që rrafshet e prerjes së cdo rradhe të muraturës të jenë të zhvendosur ndaj dy rrafsheve që e përfshijnë në mes atë, dmth cdo fugë vertikale e cdo rradhë të muraturës të mos bjerë bë bjë drejtim me fugat e rradhës nën të.

Një lidhje e tillë e fugaturave i pret rrugën rrezikut të ndarjes së murit në shtyla të vecanta gjë e cila sjell shkatërrimin e tij nga veprimi i forcave.

RRADHA E PUNËS PËR NDËRTIMIN E MURATURËS

  Proceset e punës për ndërtimin e muraturës ndahen si meposhtë:

Në proceset e ndihmëse bëjnë pjesë ndërtimi skelerive, transporti i materialeve në vendin e punës etj.

Në proceset kryesore bëjnë pjesë ndërtimi i vetë konstruksionit prej tulle.

Procesi i ndërtimit te muraturës përbëhet nga një rradhë veprimesh :

 Fiksimi i spangos për të ruajtur drejtimin e vendosjes

Furnizimi dhe shpërndarja e tullave në vendin e punës

Furnizimi dhe shpërndarja e llacit

Ndërtimi i rradhëve të murit

Kontrolli i drejtimit të rrjeshtave.

Gjatë ndërtimit të muraturës duhet të zbatohen këto kushte :

·       Kur ndërpritet puna në muraturë, nuk lejohet të shtrohet llac mbi rrjeshtin e sipërm, mbasi ai nuk lidh më vonë

·       Nuk lejohet të shtrohet llac mbi mur, nqs do të vendosen struktura prej betoni b/arme mbi të

·       Nqs puna ndërpritet për një kohë të gjatë, muri të mbulohet në rrjeshtin e fundit.

·       Ndërprerja e murit bëhet me shkallëzim ose dhëmbëzim

·       Nuk lejohet të bëhet ndërprerja e murit mbi arkitrarë

·      Në kollona prej tulle ose në mure me boshllëqe nuk lejohet të përdoren copra tullash.

·       Muret ndërmjet ramave b/a bëhen me llac bastard, tulla të plota dhe fuga të holla

·       Skelat që përdoren për ndërtimin e mureve duhet të kenë gjerësi 2-2.5 ml që të qarkullohet lirisht

·       Niveli i dyshemesë së skelës të jetë 2-3 rrjeshta tulla më poshtë se muri.

 

·       Ndërmjet skelerisë edhe murit të ketë boshllëk prej 4-5cm për të bërë kontrollin vertikal të murit.

Në punimet përgatitore hyjnë;

Trasimi ose shënimi i murit mbi soletë, mbi murë, hapësirat dyer, dritare etj.

Përgatitja e skelave sipas plan-organizimit të punimeve.

Furnizimi me material (tulla, llac etj)

·       Përgatitja e spangos dhe e veglave të punës.

Si rregull trashësia e fugave horizontale merret 12mm ndërsa trashësia e fugave vertikale 10mm. Fugat duhet të jenë ndërmjet 6mm deri 15mm.

·       Nqs faqja e jashtme do të suvatohet, atëherë fuga nga ana e jashtme bëhet 10-15mm pa u plotësuar me llac. Nqs faqja e jashtme nuk suvatohet atëherë faqja e jashtme e murit përpunohet me fugatura të rregullta.

·       Muri duhet të ndërtohet me faqe vertikale dhe me rreshta të drejtë dhe paralelë, prandaj duhet treguar kujdes gjatë zbatimit. Drejtimi i rreshtave bëhet me anën e spangos që tërhiqet në lartësinë e rreshtit . Kur muri është me gjatësi më më të gjatë atëherë cdo 5ml në rrjesht vendosen tulla orientuese të cilat pengojnë uljen e spangos. Për të mbajtur horizontalisht rrjeshtat dhe për të ruajtur trashësinë e fugave përdoren rriga me seksione 50x50 mm me l=3.54 ml me shkallëzim 77mm (6.5 +12) që i përgjigjet trashësisë së cdo rrjeshti tulle + llac. Riga fiksohet në murë me anën e dy profileve "U". Për ndërtimin e qosheve shpesh herë përdoren profile "L". 50x60mm me l=2ml dhe e shkallëzuar cdo 77mm. Kontrolli i horizontalitetit të rrjeshtave bëhet me anë të nivelës së ujit ose me instrumenta topografike.

Gjatë gërmimit të muraturës shpërndarja e tullave në frontin e punës bëhet sipas një skeme organizimi. Si rregull tullat shpërndahen gjatë gjatësisë së murit mbi skeleri duke e kombinuar me shpërndarjen e llacit në govatë. Në ndërtimin e rrjeshtave të jashtëm tullat shpërndahen në pjesën e brëndëshme të murit dhe kur ndërtohen rrjeshtat e brëndshëm ato vendosen në pjesën e jashtme të tij. Distanca e tullave nga muri merret 60-70cm në mënyrë që specialisti të lëvizë lirshëm. Stivat e tullave vendosen në një distancë 2-2.5mm larg njëra-tjetrës dhe ndërmjet govatave të llacit (0.12m³).

Specifikimet teknike dhe tolerancat.

Tullat do te priten me sharre per prerje tulle dhe per te ruajtur vertikalitetin e murit te tulles do te perdoren drejtues metalik.

Ø  Do te aplikohen breza Iidhes ne nivelet dhe me specifikimet e kerkuara,

Ø  Ne baze te specifikimeve teknike do te realizohet shtresa mbushese  me llaç horizontal 12 – 20  mm.

Ø  Do te sprucohet me llac cimeto ose me beton kontakt ne vendet ku muri lidhet me kollonat e betonit.

Ø  Do te respektohet gjeometria e ambienteve dhe standartet e kerkuara per dyert dhe dritaret, me toleraneat e meposhtme:

v  Toleranea e rafshitetit 1.5 cm.

v  Toleranea e vertikalitetit 1.2 cm

v Toleranea ne kende 1 minute

 

Normativat e tullave per disa lloje mur tulle.

 

Muraturë me tulle të lehtësuar 20x25x25 cm mbajtese në lartësi deri 3 m,

  • Tulla të plota 20x25x25 cm , sasia 160 copë.

  • Llaç bastart M-25, sasia 0.15 m3 për 1  m3 njësi mur tulle i cili përbëhet;  

{C}{C}{C}{C}{C}Gëlqere e shuar ( e stazhonuar) …160 kg.

Çimento …………………………210 kg.

Rërë e larë ……………………….1.30 m 3.

Ujë……………………………….180 litra.

·       Skele inventari 1.5 m2 për 1  m3 njësi mur tulle.

·       {C}{C}{C}{C}{C}Me kërkesën e investitorit mund të përdoret dhe llaç i gatshëm me thasë.      

Muraturë me tulle të plota 25x12x6.5 cm mbajtese në lartësi deri 3 m,

  • Tulla të plota 25x12x6.5 cm , sasia 424 copë.

  • Llaç bastart M-25, sasia 0.23 m3 për 1  m3 njësi mur tulle i cili përbëhet;

ü  Gëlqere e shuar ( e stazhonuar) …155 kg.

ü  Çimento …………………………212 kg.

ü  Rërë e larë ……………………….1.22 m 3.

ü  Ujë……………………………….180 litra.

·       Skele inventari 1.5 m2 për 1  m3 njësi mur tulle

·       {C}{C}{C}{C}{C}Me kërkesën e investitorit mund të përdoret dhe llaç i gatshëm me thasë.      

Muraturë me tulle të lehtësuar 10x25x25 cm mbushëse  në lartësi deri 3 m,

  • Tulla të plota 10x25x25 cm , sasia 160 copë.

  • Llaç bastart M-25, sasia 0.19 m3 për 1  m3 njësi mur tulle i cili përbëhet;

ü  Gëlqere e shuar ( e stazhonuar) …160 kg.

ü  Çimento …………………………210 kg.

ü  Rërë e larë ……………………….1.20 m 3.

ü  Ujë……………………………….180 litra.

·       Skele inventari 1.5 m2 për 1  m3 njësi mur tulle

·       Me kërkesën e investitorit mund të përdoret dhe llaç i gatshëm me thasë.

 

 

 

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites