SIBA sh.p.k është angazhuar të kënaq klientët duke ju siguruar shërbime cilësore, të cilat garantojnë plotësimin e kërkesave për Siguri, Shpejtësi, Cilësi dhe Kosto Efektive në fushën e biznesit të ndërtimit.
Kjo do të arrihet duke:
- Ruajtur dhe plotësuar kërkesat e klientëve në lidhje me cilësinë e shërbimit dhe çmimin.
- Siguruar një rritje të orientuar dhe një ambient pune të përshtatshëm për punonjësit.
- Ruajtur dhe përmirësuar vazhdimisht efikasitetin e sistemit tonë të menaxhimit të cilësisë duke permbushur kërkesat e ISO 9001:2008.
- Krijuar dhe ruajtur marrëdhënie bashkëpunese me grupet e interesit.
- Plotësuar të gjitha rregullat dhe kërkesat e klientit