Punime H/izolimi

HIDROIZOLIM ME 2 KOMPONENT PLUS RRJETE XHAMI

 

Procesi i hidroizolimit është një ndër proceset më të rëndësishme në punimet e ndërtimit pasi realizon mbrojtjen e ambjenteve nga lagështira.

Hidroizolimet kryhen në sipërfaqe të rrafshta horizontale dhe vertikale ku është e pranishme një sasi e konsiderueshme uji.

v Hidroizolimi në tualete dhe ambjente me prani te ujit

Për hidroizolimet në tualete do të përdoret materiali hidroizolues bikomponent ITC HD2 nga Italcol.

ITC HD2 është një material hidroizolues me dy komponente, me fleksibilitet të lartë e bazë cimentoje , formuluar për të krijuar një shtresë mbrojtëse , hidroizoluese dhe niveluese.

Materiali është i paketuar në thaës 25 kg dhe bidona për komponentin B me një shtresë mbrojtëse nga lagështira.

·    Përgatitja e sipërfaqes përpara aplikimit të bikomponentit.

Përpara se të bëhet aplikimi i materialit bikomponent duhet të merren këto masa :

§ Sipërfaqja e llacrave dhe e betonit duhet të jetë e pastër nga mbetjet e inerteve.

§ Poret në llac dhe “kanalet” në beton duhet të pastrohen me ujë e më pas të bllokohen.

§ E gjithë zona ku do të aplikohet materiali do të pastrohet me ujë. Të gjitha riparimet e nevojshme para përdorimit të ITC HD2 duhet të bëhen disa ditë para përdorimit të materialit.

·    Aplikimi i materialit dhe realizimi i hidroizolimit.

 

Pasi përgatitet sipërfaqja e punës sipas rregullova të përmëndura mësiper , fillon procesi i përgatitjes së materialit.

Për këtë në një kovë , thesi 25kg me material nga komponenti A përzihet me rreth 8-10 litra material nga komponenti B , duke i shtuar komponentit B materialin e thatë.

 

Përzierja e materialit bëhet me anë të një përzjerësi mekanik me numër të ulët xhirosh, deri sa të arrihet një masë homogjene.

Është shumë e rëndësishme që materiali të përdoret menjëherë pas përzierjes , sepse përdryshe mund të thahet e të bëhet i  papërdorshëm.

Në mënyrë që të shmangen lindja e plasaritjeve sëbashku me materialin bikomponent do të përdoret edhe rrjeta me fibra xhami.

Për këtë, në sipërfaqen që do të hidroizolohet specialisti fillon shtrirjen e rrjetës, duke pasur kujdes që ta shtrije atë në përputhje me konfiguracionin e sipërfaqes. Rrjeta do të ngrihet minimalisht 20cm në mure, ose më shumë sipas specifikimeve teknike të projektit.

Në rastin e kabinave të dushit, faqet anësore të kabinës do të vishen në të gjithë lartësinë me rrjetë xhami.

Gjatë vendosjes së rrjetës fillon dhe aplikimi i dorës së parë të materialit hidroizolues bikomponent, i cili mbulon rrjetën e vendosur në dysheme dhe në mure.

Ky proces konsumon 2kg/m² të materialit.

Rreth 3-4 orë më vonë pasi dora e parë të ketë arritur tharjen e nevojshme bëhet aplikimi i dorës së dytë të bikomponentit. Tharja e shtresës së parë mund të kërkoji dhe pak më shumë kohë në varësi të kushteve të motit.

Shtresa e dorës së dytë është më e hollë se e para dhe aplikohet për të krijuar një sipërfaqe sa më uniforme duke realizuar një nivelim më të mirë të sipërfaqes. Ky process ka një konsum të materialit rreth 1.5-2 kg/m² .

Aplikimi i materialit bëhet me mallë metalike, furce ose rul.

Pas përfundimit të shtresës së dytë sipërfaqja lihet të thahet për kohën e nevojshme dhe ndalohet hyrja dhe kalimi i cdo kujt deri sat ë ketë arritur tharja e duhur.

v Sigurimi në punë.

 

·    Në mjedisin e punës do të jetë kutia e ndihmës së shpejtë e pajisur rregullisht me materialet dhe barnat e nevojshme

·    Punëtorët dhe specialistat do të pajisen me mjetet mbrojtëse kolektive.

·    Specialistët do të pajisen me dorashka dhe këpucë të posacme.

 

v Mbajtja pastër e ambjentit

 

·    Në ambjentin e punës do të vendosen kosha për hedhjen e mbeturinave , paketimeve të materialit bikomponent dhe mbetjeve të rrjetës së xhamit

·    Veglat e punës : malla, furcat, përzjersi mekanikë dhe të gjitha pajisjet e përdorura do të pastrohen mirë me ujë pa u tharë ITC HD2.

·    Punëtorët do të bëjnë pastrimin e ambjentit, grumbullimin e veglave të punës si edhe grumbullimin dhe magazinimin e paketimeve të ngelura të materialit bikomponent.

Konservimi i materialit do të bëhet në vënde të thata.

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites