Punime Suvatimi

Pas përfundimit të punimeve të taracës  njëkohësisht dhe me instalimet elektrike dhe ato hidrosanitare do të vazhdojnë suvatimet e brendëshme dhe ato të jashtme.

Përpara se të fillojë sprucimi i mureve këto duhet të pastrohen nga papastertitë dhe pluhurat, sprucimi i mureve duhet të bëhet me llaç çimento, pasi ky të jetë tharë mirë do të jepet dora e parë e suvatimit e cila nuk duhet të kalojë    2 cm , në qoftë se për në ndonjë rast kjo e kalon këtë trashësi atëhere do të bëhet me faza me dy duar dhe pa u tharë plotesisht dora e dytë do të jepet dora e finos e cila mirë është të bëhet me fino të gatëshme dhe trashësia e finos të jetë deri max në 5 mm.

Siperfaqet e kollonave dhe të tavaneve prej betoni pasi të pastrohen duhet të lyhen me para me beton kantakt.

Sprucim i mureve dhe tavaneve me llac cimentoje të lënget, për përimresimin e ngjitjes së suvase dhe riforcimin e sipërfaqeve të muratures, duke përfshire skelat e shërbimit dhe cdo detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht sprucimin.

Suvatimi i realizuar nga një shtresë me trashësi 2 cm llaci bastard m-25 me permbajtje për m2:

  • Rërë e larë 0,005 m3.
  • Llaç  gëlqereje m- 1: 2, 0.03 m3.
  • Çimento  212  kg .

I aplikuar me paravendosje të drejtuesve në mure (shirtit me llaç me trashësi 1.5 cm çdo 1 deri ne 1.5 m), dhe e lëmuar me mistri e bërdaf, duke përfshirë skelat e shërbimit si dhe cdo detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht suvatimin.

Stukim dhe sistemim i siperfaqeve ku është e nevojshme, për suvatime për nivelimet e parregulisive, me anë të mbushjes me llaçi bastard me më shumë shtresa dhe copa tullash n.q.s është e nevojshme, edhe për zonat e vogla si dhe cdo detaj tjetër për ta përfunduar plotësisht stukimin

Përpara se të hidhet sprucimi duhet që siperfaqja që do të suvatohet të laget mire me ujë.

  • Pastrimet paraprak i sheshit të punës dhe kontrolli i sipërfaqes se muraturës që do të suvatohet.
  • Llaçi që do të përdoret do të furnizohet mund të jetë llaç tardicional ose llaç i gatshëm me sillose ose thasë
  • Propozohet suvatimi me pompë suvatimi.
  • Përfshihet montimi dhe çmontimi i skelerive të nevojshme për proçesin e punës.
  • Ne bazë të specifikimeve teknike do të realizohet shtresa mbushëse (dora e pare) me llaç mesatarisht 12  mm.
  • Shtresa e dytë do të realizohet me fino gri  (dora e dytë) mesatarisht 2 mm.
  • Do të aplikohen, në mbështetje të Specifikimeve Teknike, rrjeta plastike në bashkimet e muraturës me konstruksionin b/a, si dhe këndoret metalike në pozicionet e kërkuara.
  • Punonjësit e shoqerisë janë të instruktuar për rregullat bazë të Sigurimit Teknik. Gjithashtu do të merren të gjitha masat për sigurimin e punonjësve në objekt ndaj aksidenteve të mundëshme.
  • Pastrimi i ambienteve nga mbeturinat.
  • Punonjësit do të jenë të pajisur me uniforme dhe pajisjet e nevojshme për punën në kantier. 


Sigurimi teknik ne punimet e suvatimit.

Skelat e lehta që përdoren për punimet e suvatimit të punimeve dekorative të jenë për ngarkese të lejuar 200 kg / m2.

Gjërësia e skelave te përcaktohet :

  1. Për  skela të rënda 1.5 m
  2. Kur në to lëvizet  me karroca dore të jete 2m
  3. Për skela të lehta 1.2 m
  • Në rastet kur materialet në skela hidhen drejt për drejt me vinç, në llogaritjen e skeles apo të panelit të çdo lloji, të përdoret koeficienti dinamik 1.2.
  • Skelat e rënda kur janë mbi 8 m lartësi të ndërtohen me projekt të rregullt.
  • Ndalohet mbështetja e skelave mbi copa tullash apo kollone tullash pa llaç, ato duhet te mbështeten gjithmonë në tabane të forta..
  • Mbas ndërtimit të skelës duhet të vendosen parmake mbrojtës në të gjithë gjatesinë.
  • Për zbërthimin e skelave metalike veprohet nga lart poshtë. Më parë zhvendosen aksesorët e ndryshëm, pastaj tirantet dhe më në fund elementet.
  • Për të siguruar qëndrueshmërine ndaj përmbysjes, skela duhet të lidhet në disa pika.
  • Dyshemet e skelave mund të ndërtohen me dërrasa dhe panele  druri e metalike, në traversën e panelit të mbërthehen dy taka druri për të shmangur rreshqitjen.
  • Në suvatimin e jashtëm rendësi ti jepet sigurimit të skelerisë .
  • Duhet të ndalohet suvatimi në lartesi të ndryeshme , njëkohësisht në të njëjtën vertikale. Suvatimi i shpatullave të jashtme duhet të bëhet vetëm me skele të jashtme.
Web Design & Development by: Custom Crafted Websites