Shtresë dhe Veshje Pllakash

Metodollogjia e punimit për shtrimin dhe veshjen me pllaka

Shtresë pllakash dhe vendosje plintusi.

Procesi i shtrimit të pllakave perfshin : transportin e pllakave, bojakut dhe kollës nga kati përdhe deri në vendin e vendosjes.

Shtrimi i pllakave mund të realizohet në  model këndëdrejtë ose diagonal sipas kërkesës  së klientit dhe me kryqe nga 2 mm deri në 5 mm. Më pas realizohet vendosja e blintusve duke e prerë pllaken sipas dimensioneve të kërkuara nga projekti. Pasi realizohen këto procese fillon mbushja e fugave me bojak.

Në fund kryhet kontrolli perfundimtar i blintusve te dyerve dhe pastrimi i plotë i pllakës.

Veshje pllakash në tualete, anekse dhe para banjo.

Në këtë proces përfshihen : transporti i pllakave, bojakut dhe kollës  nga kati përdhe deri në vendin e vendosjes.

Veshja në muret e banjove realizohet me koll dhe këndore plastike në qoshet sipas zgjedhjeve të klientit.

Pasi realizohen këto procese fillon mbushja e fugave me bojak..

Në fund kryhet kontrolli perfundimtar i këndeve dhe pastrimi i plotë i pllakës.

Dysheme me pllaka granili

Shtrimi i dyshemeve me pllaka granili duhet t’u përmbahet këtyre kushteve:

Pllakat nuk duhen ngjitur në rast se temperatura është ndër 5 °C ose në raste lagështie.

Nuk duhen përdorur materiale, të cilët ngrijnë kur temperatura është ndër 5 °C ose pllakat të ngjiten në sipërfaqe të ngrirë. Udhëzimet e prodhuesit, përsa i përket kërkesave të materialeve në temperatura të larta ose të ulta, duhet të plotësohen.

Fugat e pllakave duhet të jenë paralele me muret e ndërtesës. Prerja e pllakave duhet të bëhet sa më afër murit, po ashtu duhet që pllakat e prera të jenë sa më të mëdha.

Shtresa e pllakave bëhet me Llaç bastard të trashësisë 2 cm. Pllakat pasi vendosen në shtresen e llaçit të parapërgatitur, mbas tharjes, në jo më pak se 24 orë duhet të mbushin fugat me një material të posaçëm (bojak). Pas mbushjes së fugave ndërmjet pllakave, ata duhet pastruar nga pluhuri dhe materiali i fugave.

Tolerancat e shtrimit duhet të plotësojnë këto kushte: Në një distancë prej 2 metrash lejohet një devijim në lartësi max. +/- 3 mm.

Dysheme me pllaka gres

Klasifikimi i pllakave bëhet sipas këtyre kritereve:

Mënyra e dhënies së formës të pllakës

Marrja e ujit

Dimensionet e pllakave

Vetitë e sipërfaqes

Veçoritë kimike

Veçoritë fizike

Siguria kundër ngricës

Pesha/ngarkesa e sipërfaqes

Koefiçienti i rrëshqitje

Pllakat duhen zgjedhur për secilin ambient, duke marrë parasysh nevojat dhe kriteret, që ato duhet t‘i përmbushin. Kriteret e lartpërmendura mund të ndihmojnë në zgjedhjen e tyre.

Për shkolla dhe kopshte, duhet që pllakat të jenë të Klasës V , me sipërfaqe të ashpër, në mënyrë që të sigurojnë një ecje të sigurtë pa rrëshqitje.

Në ambientet me lagështirë ( banjo e dushe) duhet të vendosen pllaka të Klasës I, që e kanë koefiçientin e marrjes së ujit < 3 %.

Për këtë duhet që përpara fillimit të punës, kontraktori të paraqesë tek Supervizori disa shembuj pllakash, së bashku me çertifikatën e tyre të prodhimit dhe vetëm pas aprovimit nga ana e tij realizohet shtrimi i tyre, sipas kushteve teknike dhe rekomandimeve të dhëna nga prodhuesi.

Për veshjen e mureve me pllaka prej materialeve të ndryshme duhet menduar se për çfarë  muri bëhet fjalë. Muret duhet të ndahen në mure të brendshme dhe te jashtme.

Po ashtu, duhet marrë parasysh materiali prej së cilës është ndërtuar muri (kartongips, betoni, mure me tulla, etj

Përsa i takon ngjitjes të pllakave të tipeve të ndryshme me llaç, duhet që punimet t’u permbahen këtyre kushteve:

Baza në të cilën ngjiten pllakat e tipeve të ndryshme, duhet të jetë e pastër nga pluhuri dhe të jetë e qëndrueshme.

Trashësia e llaçit duhet të jetë jo më pak se 15 mm. Llaçi në raste se përdoret për veshjen e mureve të jashtme duhet të jetë rezistent ndaj ngricës dhe koefiçienti i marrjes së ujit në % të jetë < 3 %. Po ashtu, llaçi duhet t‘i plotësojë kriteret e ruajtjes së ngrohjes dhe të rezistencës kundër zërit.

Ngjitja e pllakave me kollë, bëhet kur sipërfaqja e bazës mbajtëse është e drejtë. Kolli vendoset sipas nevojës me një trashësi prej 3 mm deri në 15 mm. Të gjitha kriteret e lartpërmendura, të cilat duhet t’i plotësojë llaçi, vlejne edhe për kollin.

Mbasi të thahet llaçi ose kolli, duhet që fugat e planifikuara, të mbushen me një material të posaçëm (bojak).

Fugat nëpër qoshe dhe lidhje të mureve duhet të mbushen me ndonjë masë elastike (si psh silikon).

Për secilën sipërfaqe 30 m² të veshur me pllaka të ndryshme, është e nevojshme vendosja e fugave lëvizëse.

 

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites